Maldini: Nuk ndalemi së ëndërruari

Futboll

Maldini: Nuk ndalemi së ëndërruari

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 08:50
Paolo Maldini

Drejtori teknik i AC Milan, Paolo Maldini, është shprehur tejet i kënaqur me formën e skuadrës gjatë vitit 2020.

Paolo Maldini është i kënaqur me progresin e skuadrës së AC Milan, gjithashtu ai cilësoi marrdhënien me trajenrin e Milan, Stefano Pioli, si të drejtpërdrejtë dhe korrekte.

Ai mendon se Stefano Pioli ka karakteristikat e një trajenri të madh si dhe shpreson që viti i ardhshëm të sjellë normalitet.

52 vjeçari thotë se ai është pragmatik, por se bazuar në atë që sheh ai thotë se ne duhet të ëndërrojmë që të fitojmë Scudetton sepse ka gjasa të ndodhë.

‘Kjo skuadër më bën të lumtur për mënyrën se si luan dhe për kurajon që tregon, të gjitha gjërat që ne kërkuam nga lojtarët tanë ata po i bëjnë, edhe ata që kanë qenë në ekip kur kemi ardhur edhe ata të rijnët që kanë ardhur pas’, tha ai.

‘Sekreti është që të besosh në atë që bën, Milan kishte nevojë të ristrukturohet nga themeli dhe pas një kohe ndodhi, tani pas 18 muajsh po shihen rezultatet e para. Zotësia e lojtarëve të rinj është për tu lavdëruar sepse në Milan mund të biesh pre e stresit sepse klubi kërkon shumë nga ti’, tha italiani.

‘Me Piolin kemi raport transparent, i themi të gjitha njëri-tjetrit. Në janar mund të shohim ndonjë mundësi për përmirësim, një zëvendës të Ibras? Jo, nuk mendoj, kemi tashmë lojtarë që mund të bëjnë dallimin në atë zonë si Leao, Rebic dhe Daniel’, përfundoi Paolo Maldini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat