Guardiola do të ketë shumë mungesa për ndeshjen ndaj Chelsea

Futboll

Guardiola do të ketë shumë mungesa për ndeshjen ndaj Chelsea

Më: 1 janar 2021 Në ora: 16:01
Pep Guardiola

Manchester City janë duke u përballur me shumë probleme mbi rastet pozitive në klub me Covid-19.

Chelsea dhe Manchester City do të luajnë kundër njëra tjetrës më 3 janar me fillim nga ora 17:30.

SkySports raporton se Pep Guardiola do të udhëtojë për në Londër me 5 mungesa në skuadër.

Pasi që dolën pozitiv lojtarët Kyle Walker dhe Gabriel Jesus, raste tjera të reja kanë dalur në kampin Etihad dhe ata nuk do të udhëtojnë me gjithë ekipin për ndeshjen ndaj Chelsea.

I pyetur se sa lojtarë do të mungojnë, Guardiola u përgjigj: “Pesë deri tani. Pesë lojtarë po izolohen për 10 ditë sipas protokoleve të parapara”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat