Talenti shqiptar akuzon klubin anglez

Futboll

Talenti shqiptar akuzon klubin anglez

Më: 1 janar 2021 Në ora: 18:01
Talenti shqiptar akuzon klubin anglez

Talenti me origjinë shqiptare, Steven Bala ka akuzuar klubin e tij në Angli, Barnet se po ia shkatërron karrierën.

Deri te kjo deklaratë e tij për “Daily Mail” erdhi pas përplasjes së talentit shqiptar me klubin e tij për një kalim te gjigandi portugez, Benfica.

17-vjeçari ka thënë se për këtë situatë ai nuk po mund të fle natën, derisa ka shtuar se ai dëshiron të luaj futboll.

"S’mund të fle natën.

Thjesht dua vetëm të luaj futboll. Kjo situatë po ma shkatërron karrierën. Është e vështirë të ec përpara. Kam shumë pengesa”, ka thënë Bala.

Gjatë vitit që tashmë e kemi lënë pas, Balës i ishte ofruar mundësia të kalonte te Benfica, por marrëveshja nuk u arrit për shkak të kërkesave të Barnetit, klub ky që bënë pjesë në raungun e pestë të garave në Angli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat