Solskjaer përgatit ‘fshesën’, Unitedi synon katër largime në janar

Futboll

Solskjaer përgatit ‘fshesën’, Unitedi synon katër largime në janar

Më: 3 janar 2021 Në ora: 22:07
Solskjaer

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer është i përgatitur që të shesë katër lojtarë këtë muaj.

“Djajtë e Kuq” së shpejti pritet të bëjnë zyrtare arritjen e Amad Diallo nga Atalanta dhe ndoshta do jetë transferimi i vetëm për këtë afat dimëror.

Sidoqoftë, sipas The Sun, katër lojtarët e ekipit të parë, si Sergio Romero, Marcos Rojo, Phil Jones dhe Jesse Lingard janë vendosur në listën e shitjeve.

Kurse, Daniel James dhe Brandon Williams pritet të huazohen që të fitojnë më shumë minutazhë të ndonjë skuadër tjetër deri në fillimin e edicionit të ardhshëm.

Manchester Unitedi këtë sezon në Premierligë janë në top formë duke u renditur në pozitën e dytë me pikë të barabarta si Liverpooli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat