Premier League do të vijojë normalisht kalendarin e saj

Futboll

Premier League do të vijojë normalisht kalendarin e saj

Më: 5 janar 2021 Në ora: 11:19
Premier League do të vijojë normalisht kalendarin e saj

Një situatë “alarmante” me variantin e ri të Covid-19, i cili rrit transmetueshmërinë e virusit “nga 50% në 70%”.

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson, me një njoftim në televizion njoftoi se, Mbretëria e Bashkuar nis sot karantinën e rradhës.

Sipas tij, mbyllja totale e vendit është mënyra e vetme për të minimizuar përhapjen e pozitiveve.

Kryeministri britanik foli për një rritje prej 40% të pranimeve në spital krahasuar me valën e parë në prill.

“Është e qartë se duhet të bëjmë më shumë për ta vënë nën kontroll këtë variant të ri. Kjo do të thotë që qeveria po ju udhëzon edhe një herë të qëndroni në shtëpi,” tha Johnson.

Johnson gjithashtu njoftoi mbylljen e të gjitha shkollave, fillore dhe të mesme, ndërsa mësimi do të bëhet online.

Njoftimi për Anglinë pason një njoftim të mëparshëm se Skocia do të shkonte në bllokim, ndërkohë Uellsi dhe Irlanda e Veriut, dy kombet e tjera të Mbretërisë së Bashkuar, ishin tashmë në bllokim.

Nga ana tjetër, Premier League do të vijojë normalisht kalendarin e saj, pa u ndalur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat