Gjimshiti me Atalantën pa respekt për Parmën, Vojvoda një minutë lojë

Futboll

Gjimshiti me Atalantën pa respekt për Parmën, Vojvoda një minutë lojë

Nga: K.G. Më: 6 janar 2021 Në ora: 17:01
Gjimshiti me Atalantën pa respekt për Parmën, Vojvoda një minutë lojë

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, me Atalantën, si vendas e demolojnë me rezultat 3:0 Parmën, në takimin e javës së 16-të në Serie A. 

Gjimshiti u paraqit standard, duke dhënë maksimumin për fitoren bindëse.   

Golat i realizuan Muriel (15'),  Zapata (49') Gosens (61').

Atalanta renditet në pozitën e pestë me 28 pikë, ndërsa Parma është në të 17-tën me 12 sosh.  

Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, në minutën e 89-të futet në lojë në radhët e Torinos dhe ndahen baras (1:1) me Veronën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat