Parma shkarkon Liveranin

Futboll

Parma shkarkon Liveranin

Më: 6 janar 2021 Në ora: 21:52
Parma shkarkon Liveranin

Pas humbjes në transfertën ndaj Atalantës, Parma ka vendosur tē shkarkojë trajnerin Fabio Liverani, i cili ishte ulur në pankinën e emilianëve vetëm pak ditë para startit të sezonit aktual.

Pozita e ish trajnerit të Lecces u trondit që në fundjavë me humbjen në shtëpi ndaj Torinos, por presidenti Krause i dha edhe një shans Liveranit, ndërsa sot vendosi shkarkimin e parakohshëm.

Në pankinë është rikthyer Roberto D’Aversa, njeriu që mori drejtimin e Parmës në Serinë D dhe e solli klubin në elitë brenda tre sezonesh, aty ku e drejtoi me shumë sukses në dy sezone.

D’Aversa u largua pak ditë para fillimit të sezonit, pasi drejtuesit e Parmës e akuzuan se nuk bën lojë tërheqëse, por vijonte të paguhej nga klubi emilian, pasi ka një kontratë të vlefshme deri në verën e 2022-shit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat