Tottenham ka synim që të transferojë fituesin e Ligës së Kampionëve

Futboll

Tottenham ka synim që të transferojë fituesin e Ligës së Kampionëve

Më: 8 janar 2021 Në ora: 14:54
Tottenham

Tottenham janë të gatshëm që të përforcojnë skuadrën e tyre në afatin kalimtar të janarit, i cili është hapur më 2 janar në Angli.

Spurs raportohet të jenë të interesuar për transferimin e kroatit Ivan Perisic nga Interi, me Jose Mourinhon si një admirues i madh i lojtarit.

Portugezi ka detyrë që të fitojë tituj në Tottenham dhe këtë gjë duhet ta bëjë me një skuadër të plotë.

Mourinho, veçse ka dërguar klubin e tij në finalen e parë këtë sezon, e cila do të jetë kundër Manchester City në Carabao Cup, një titull të cilin Mourinho e ka fituar 4 herë nga 4 finalet që ka marrë pjesë.

Ivan Perisic nuk është në planet e Antonio Conte dhe nuk është duke pasur aspak hapësirë në Inter, kështu që një transferim te Spurs është shumë i mundshëm.

Sipas Foot Mercato, bisedimet tashmë janë duke u zhvilluar midis klubeve mbi një marrëveshje të mundshme huazimi deri në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat