Gazetari e pyet Kloppin për paraqitjen e Shaqirit, ky ishte reagimi i teknikut gjerman

Futboll

Gazetari e pyet Kloppin për paraqitjen e Shaqirit, ky ishte reagimi i teknikut gjerman

Më: 9 janar 2021 Në ora: 11:03
Xherdan Shaqiri

Liverpooli mbrëmë siguroi kalimin tutje në raundin e ardhshëm të FA Cup.

Kampioni aktual anglez triumfoi 1-4 si mysafir i Aston Villas, falë një paraqitje fenomenale në pjesën e dytë.

Meritë të madhe në këtë drejtim pati edhe Xherdan Shaqiri, i cili me t’u inkuadruar në lojë, brenda katër minuash asistoi dy herë për Manen e Salah, që regjistruan shifrat përfundimtare të sfidës.

Pas takimit, trajneri gjerman, Jurgen Klopp u pyet nga një gazetar për ndikimin e Shaqirit në rezultat, teksa tekniku nuk ngurroi të thurr lavde për djaloshin kosovar, duke thënë se ishte shumë i mirë mes linjave.

“Po, Shaqiri ishte shumë i mirë, Takumi ishte shumë i mirë mes linjave, Shaqiri bëri mirë, Thiago bëri mirë”, tha ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat