Real Madridi pa dy yjet në Superkupën e Spanjës kundër Athletic Bilbaos

Futboll

Real Madridi pa dy yjet në Superkupën e Spanjës kundër Athletic Bilbaos

Më: 11 janar 2021 Në ora: 22:17
Foto Ilustrim

Real Madridi do të jetë pa lojtarët Dani Carvajal dhe Luka Jovic në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Athletic Bilbao.

“Los Blancos’ udhëtuan direkt në Malaga sepse nuk ia dolën të rikthehen në Madrid shkaku i motit të keq pas barazimit me Osasunan.

Dy lojtarët munguan në ndeshjen e fundit me Carvajal që ishte i suspenduar për një ndeshje dhe Jovic që është duke pasur probleme muskulore.

Sipas Marca, spanjolli ka pësuar lëndim gjatë stërvitjes dhe së bashku me serbin do humbasin ndeshjen e radhës.

Ndërkohë, përballja zhvillohet me 14 janar dhe fituesi do kualifikohet në finale, ku do takohet me fituesin e takimit Barcelona – Real Sociedad.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat