Ozil tregon dy vendet ku dëshiron të luajë para pensionimit

Futboll

Ozil tregon dy vendet ku dëshiron të luajë para pensionimit

Më: 11 janar 2021 Në ora: 23:04
Mesut Ozil

“Vuajtjet” e Mesut Ozilit te Arsenali siç duket do të marrin fund këtë vit. Tash e një kohë të gjatë mesfushori nuk është ftuar fare në ekipin e Arsenalit dhe po stërvitet individualisht.

Tani është duke u përfolur për një largim të ish-yllit të Real Madridit nga Arsenali dhe Fenerbahce po shihet si destinacioni i mundshëm.

Vet Ozil deklaroi se ai dëshiron të luajë edhe në dy vende para se të pensionohet.

“Janë dy vende që unë dua të luaj para se të pensionohem: Në Turqi dhe SHBA. Nëse shkoj në Turqi, do të shkoja vetëm te Fenerbahce” – u shpreh Ozil.

Ndeshja e fundit zyrtare që Ozil e ka luajtur për Arsenalin daton që nga 7 marsi i vitit të kaluar ndaj West Hamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat