Real me plan të madh

Futboll

Real me plan të madh

Më: 12 janar 2021 Në ora: 14:17
Real me plan të madh

Real Madridi tashmë ka përgatitur mekanizmat për operacionin “Mbappé”. Momenti i së vërtetës është afër. Strategjia e menduar duket se po funksionon. “Yllit” 22-vjeçar i përfundon kontrata me PSG-në në vitin 2022 dhe ende nuk ka sinjale rinovimi.

Në Madrid janë të sigurt se Mbappé do ta mbajë fjalën dhe do të presë… Në qershor, gjithçka do të varet nga negociatat me PSG-në. Të gjitha variablat ekonomikë i përshtaten Madridit, madje edhe tani që të ardhurat kanë rënë 25% për shkkak të krizës së Koronavirusit. Klubi po llogarit të përfitojë nga 100 deri 150 milionë euro nga shitja e disa lojtarë verën e ardhshme.

Ata janë Isco, Ceballos, Bale, Jovic, Marcelo dhe Brahim. Pjesa tjetër e operacionit do të financohet me një hua. Klubi madrilen në sy të bankava vazhdon të ketë likuiditet, kështu që besimi te financat e shëndosha mbetet i palëkundur. Përveç kësaj, klubi pret që në sezonin e ardhshëm, me tifozët në stadiume, të ardhurat do të kthehen në nivelin e kërkuar dhe ato do të rriten në 800 milionë euro.

Çmimi i Mbappésë është ende i panjohur. Gjithçka varet nga negociatat me PSG-së.

Florentino Pérez ka qenë shumë i kujdesshëm në marrëdhëniet me pronarët nga Katari, duke mos hezituar të bëjë një deklarata që mohojnë negociatat e pretenduara me Neymarin ose Mbappénë në të kaluarën, pikërisht për të gjetur disponibilitetin e tyre kur të vijë koha e duhur. Dhe duket se ky moment po mbërrin.

Në skenarin më të keq, është llogaritur që PSG mund të kërkojë një çmim për Mbappénë që do të barazonte shifrën rekord prej 222 milionë eurosh që u pagua për Neymarin. Në rastin më të mirë, kur të ketë mbetur vetëm një vit kontratë, Reali shpreson të paguajë vetëm 150 miionë për kartonin Mbappésë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat