Kah po shkon kroati?

Futboll

Kah po shkon kroati?

Më: 15 janar 2021 Në ora: 11:57
Mandzukic

Sulmuesi me përvojë Mario Mandzukic, 34 vjeç, duket se po kthehet në Itali.

Mandzukic po kthehet në Serie A, dhe tani në vend të fanellës së Juventusit ai do të veshë atë të Milanit. Sipas informacionit të fundit, është rënë dakord dhe kroati do të nënshkruajë një kontratë me “Rossonerët”.

“Calciomercato” pretendon se Mandzukic ka kaluar ekzaminimet mjekësore dhe sot ose më së voni nesër ai do të nënshkruajë për liderët e Serie A.

Në Milan, ata vendosën të zgjidhnin çështjen me sulmuesin e dytë në këtë mënyrë, gjë që do të lehtësonte edhe Zlatan Ibrahimovicin.

Mandzukic kishte angazhimin e tij të fundit në Katar, ku ai luajti shkurtimisht për Al-Duhail. Në Evropë ai ka luajtur për Atletico, Bayern, Wolfsburg dhe Dinamo Zagreb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat