Muriç e mbanë portën të paprekur kundër skuadrës që mposhti Barcelonën dhe Realin

Futboll

Muriç e mbanë portën të paprekur kundër skuadrës që mposhti Barcelonën dhe Realin

Më: 16 janar 2021 Në ora: 19:15
Muriç e mbanë portën të paprekur kundër skuadrës që mposhti Barcelonën dhe Realin

Girona është kualifikuar në raundin tjetër të “Copa del Rey” pas fitores së shënuar kundër Cadizit.

Vendasit fituan me rezultat të pastër 2:0 përballë skuadrës së që bën gara në La Liga e madje ka mposhtur këtë sezon edhe Barcelonën e Real Madridin.

Nga minuta e parë në portë për Gironën ishte “gardiani” i Përfaqësueses së Kosovës, Aro Muriq.

Ky i fundit arriti të mbante portën të paprekur në këtë duel, me ç’rast e bëri fitoren e skuadrës së tij më të lehtë në 1/16 e finales.

Ndryshe, Girona e portierit kosovar bën pjesë në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll dhe ndodhet në pozitën e tetë me 30 pikë dhe është 15 pikë larg pozitës së parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat