Starti më i keq i Zidane

Futboll

Starti më i keq i Zidane

Më: 16 janar 2021 Në ora: 23:49
Zinedine Zidane

Mposhtja e Real Madridsit nga Athletic Club ishte e 25-ta me radhë deri me tani këtë sezon dhe letrat tregojnë se Zinedine Zidane nuk është duke i lexuar statistikat mirë. Ky është fillimi më i keq deri me tani pasi që Real Madrid ka 14 fitore, pesë barazime dhe gjashtë humbje.

Los Blancos mezi kaluan grupet në ditën e fundit të fazës grupore kundër Borussia Monchengladbach dhe kishin pësuar tri humbje në ligë. Hera e fundit kur kjo gjë kishte ndodhur pas 18 ndeshjeve ishte sezoni i vitit 2017/18, e cila gjë bëri që francezi të merrte vendim në janar që ai dëshiron të largohet në fund të sezonit.

Në fitimin e titullit vitin e kaluar, skuadra e Zidane kishte dy humbje në të njëjtën fazë – një në ligë dhe një në Ligën e Kampionëve. Ky sezon është edhe më i keq në krahasim me Atletico Madridin pasi që tani duhet të rikuperojë 10 pikë me rivalin e qytetit nëse dëshirojnë që të jenë në garë për titull.

Në sezonin e parë në bankinë, atë 2015/16, në 25 ndeshjet e para Zidane kishte katër barazime dhe tri fitore – në të gjitha ndeshjet. Ai regjistroi vetëm një barazim në fazën grupore në Ligën e Kampionëve kundër Parisa Saint-Germain dhe në fund e fitoi garën.

Sezonin tjetër kishte fillimin më të mirë në Bernabeu ku përfundoi si fitues i dy titujve kryesor. Skuadra e tij nuk kishte humbur asnjë ndeshje në katër garat dhe humbja e parë erdhi në janar në La Liga kundër Sevillas.

Në sezonin 2017/18 fillimi nuk ishte i mirë por prapë kishte vetëm tri humbje në 25 ndeshje – dy në ligë dhe një në Ligën e Kampionëve si dhe pesë barazime. Për momentin ata kanë një humbje më shumë në këtë fazë të sezonit.

Shumë tifozë të Real Madridit, megjithatë, mbesin optimist. Kupa e Mbretit ende ska filluar, Liga e Kampionëve ende është aty dhe La Liga ende duhet rrugë dhe Atletico mund të lëshojë pikë. Zidane humbi titullin e parë këtë sezon, një gjë që nuk i kishte ndodhur më parë.

Zidane mben ende rekordin e titujve për ndeshje në klub, por madje ende pa kaluar një vit nga suksesi në La Liga, gjërat kanë filluar që të mos jenë të mira për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat