Wijnaldum refuzon vazhdimin me Liverpoolin

Futboll

Wijnaldum refuzon vazhdimin me Liverpoolin

Më: 17 janar 2021 Në ora: 11:03
Wijnaldum refuzon vazhdimin me Liverpoolin

Mesfushori holandez, Georginio Wijnaldum raportohet se nuk do të pranojë vazhdimin e kontratës së tij me kampionët e Anglisë, Liverpoolin.

Në bazë të raportimeve të mediave angleze, qëllimi i holandezit Wijnaldum tashmë është i qartë.

Ai dëshiron të largohet nga klubi në fund të sezonit dhe t’i bashkohet gjigandit spanjoll, Barcelonës.

Wijnaldum te “Blaugrana” do të ketë punë me bashkëkombasin e tij, trajnerin, Ronald Koeman.

Kujtojmë se holandezi erdhi te “Reds” para pesë viteve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat