Konfirmohen emrat e pesë klubeve që duan shërbimet e Albion Ademit

Futboll

Konfirmohen emrat e pesë klubeve që duan shërbimet e Albion Ademit

Më: 17 janar 2021 Në ora: 11:17
Konfirmohen emrat e pesë klubeve që duan shërbimet e Albion Ademit

Sulmuesi i IFK Mariehamn, Albion Ademi, ka tërhequr vëmendjen e klubeve të njohura evropian, me paraqitjet e tij te skuadra finlandeze këtë sezon.

21-vjeçari ka arritur të shënojë plotë 14 gola deri tani në këtë kampionat.

Për këtë arsye, shumë klube kanë rënë në gjurmët e futbollistit dhe këtë e ka konfirmuar drejtori i klubit, Peter Mattsson.

Ky i fundit në një intervistë të dhënë për mediat ka treguar se pesë klube kanë shprehur interesim për Ademin dhe do të jetë e vështirë që ai ta mbahet në skuadër.

“Trabzonspor, Basel, AZ Alkmaar, Hajduk Split dhe Greuther Fürth, kanë shprehur interesim për të marrë Ademin, madje disa prej këtyre skuadrave kanë bërë oferta konkrete”.

“Unë nuk mendoj se jemi në gjendje ta mbajmë më sulmuesin në skuadër”, ka thënë drejtori Mattson.

Ademi ka lindur më 19 shkurt 1999 në Prishtinë, ndërsa është pjesë e Shqipërisë U-21.

Vlera aktuale në treg e sulmuesi është 300 mijë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat