Mustafi me një këmbë jashtë, agjentët e tij zbarkojnë në Stamboll

Futboll

Mustafi me një këmbë jashtë, agjentët e tij zbarkojnë në Stamboll

Më: 17 janar 2021 Në ora: 11:37
Mustafi me një këmbë jashtë, agjentët e tij zbarkojnë në Stamboll

Kontrata e Shkodran Mustafit me Arsenalin përfundon në verën e ardhshme. Mbrojtësi është aktivizuar pak dhe nuk e dëshiron rinovimin me “Topçinjtë”.

Që në verë ish-kampioni i Botës është lakuar në lidhje me largimin e tij nga Arsenali, teksa në këtë janar flitet se ai është në bisedime me një transferim në Turqi te gjigantët e Galatasaray.

Javën e shkuar Mustafi vendosi të ndërrojë agjentë dhe Fotomaç nga Turqia raporton se përfaqësuesit e 27-vjeçarit gjatë këtyre ditëve kanë zbarkuar në Stamboll për të diskutuar transferimin e mundshëm.

Flitet për një huazim, por nuk përjashtohet as blerja për një shumë modeste, duke marrë parasysh se kontrata e Mustafit përfundon shpejt. Edhe Fenerbahce po e studion situatën e Shkodranit dhe në çdo moment mund të hyjë në skenë për ta rrëmbyer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat