Zbulohet çfarë i tha Pogba bashkëlojtarëve kur humbi rastin e artë kundër Liverpoolit

Futboll

Zbulohet çfarë i tha Pogba bashkëlojtarëve kur humbi rastin e artë kundër Liverpoolit

Më: 19 janar 2021 Në ora: 10:03
Paul Pogba

Mesfushori Paul Pogba thuhet se ka kërkuar falje nga bashkëlojtarët pasi humbi rastin e artë ndaj Liverpoolit në vikend.

“Djajtë e Kuq” u paraqiten mirë në “Anfield”, por ndeshja u mbyll me rezultat 0 – 0 dhe tani City mund të marrë kreun sepse ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në fundin e ndeshjes kundër Liverpoolit, Pogba kishte rastin e artë që t’i dhuroi fitoren Unitedit, por u tregua i pasaktë.

Sipas Metro, francezi ka kërkuar falje nga bashkëlojtarët duke thënë se e humbi ndeshjen.

Lojtarët pranuan faljen e Pogbas dhe thuhet se trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar nga lojtari të harrojë dhe të fokusohet në ndeshjen e radhës.

Manchester Unitedi në përballjen e radhës është mysafirë i Fulhamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat