1-0 për demat në fushë, “luftë” jashtë stadiumit

Futboll

1-0 për demat në fushë, “luftë” jashtë stadiumit

Më: 21 janar 2021 Në ora: 20:29
Foto

Partizani arrin të fitojë 1-0 derbin e kryeqytetit me Tiranën të zhvilluar në “Elbasan Arena”. Një ndeshje e cila pati grintën dhe rivalitetin që prodhon herë pas here derbi por pa një lojë të nivelit të lartë.

Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës u vesh me ngjyrat e kuqe në një fushë neutrale si Elbasan Arena dhe pa praninë e tifozëve për shkak të masave kundër koronavirusit. Dy ekipet e Tiranës matën forcat për të nxjerrë atë që do ndiqte Vllazninë kryesuese, dhe në fund, 3 pikët shkuan për ekipin e trajnerit Daja.

Seferi kishte shansin ti jepte epërsinë Tiranës por nuk ishte i saktë para portës ndërsa në skajin tjetër Asani dhe Bardhi guxuan drejt portës së Bekaj por pa sukses ndërsa në një aksion, Melo pretendoi për penallti.  Në fraksionin e dytë, Bardhi la Partizanin në inferioritet numerik ndërsa pak minuta më vonë, Batha braktisi tapetin e blertë për të njëjtën arsye, kartonin e dytë të verdhë.

Kur pritej që derbi të mbyllej në paqe, Cinari prishi ekuilibrat duke i dhënë eopërsinë Partizanit, ndërsa ofensiva finale e bardhebluve nuk evitoi dot humbjen. Demat e Kuq të dytët bashkë me teutën, 9 pikë pas shkodranëve.

Ndërkohë jashtë stadiumit u regjistruan përplasje mes dy tifozerive. Policia raportoi për dëme materiale në disa lokale dhe makina të parkuara pranë impiantit Elbasan Arena

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat