Milan publikon listën për ndeshjen ndaj Atalantas

Futboll

Milan publikon listën për ndeshjen ndaj Atalantas

Më: 23 janar 2021 Në ora: 13:49
Milan publikon listën për ndeshjen ndaj Atalantas

Sot me fillim nga ora 18:00 AC Milan do të përballet me Atalantan në kuadër të javës së 19-të në Serie A.

“Rossonerët” do të tentojnë ta ruajnë lidershipin, por përballë do ta kenë një Atalanta e cila është e frikshme në fazën ofanzive.

Bergamaskët aktualisht pozicionohen në vendin e gjashtë me 33 pikë, 10 më pak se Milani.

Pioli ka publikuar listën e të ftuarve për këtë ndeshje, ndërsa janë përfshirë dy transferimet e fundit, Mario Mandzukic dhe Fikayo Tomori.

Kurse, është rikthyer edhe Theo Hernandez, i cili kishte qenë i prekur nga koronavirusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat