Ironia e Berishës: Peleshi i Ramës do lidhë Korçën me 5 tunele 3d me Borshin

Futboll

Ironia e Berishës: Peleshi i Ramës do lidhë Korçën me 5 tunele 3d me Borshin

Më: 30 janar 2021 Në ora: 16:42
Sali Berisha

Atë që nuk bëri për 8 vite, ku nuk numëron dot një vepër të madhe në infrastrukturë, Rilindja po kërkon ta shesë në formën e produktit 3D në këto zgjedhje.

Ditën e sotme, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u ka premtuar korçarëve se do i lidhë me tunele me bregdetin.

Ky premtim është ironizuar edhe nga ish-kryeministri Berisha.

‘Lajmi i madh nga Korça!

Qyteti lidhet me 5 tunele ne 3D direkt me Borshin!

Miq, Rama -Peleshi gjate inspektimit te punimeve qe vazhdojne prej 7 vitesh per rindertimin e rruges Korçe - Erseke, te entuziazmuar se ne 7 vite perfunduan vetem lotin e pare, premtuan suksesin e ardhshem imagjinar. Ata u zotuan solemnisht se me 5 tunele ne 3D do lidhin Korçen fiks me Borshin!

Miq, pasi zhduken per 8 vite duke vjedhur fondet rrugen Qaf Plloçe-Qukes qe ne trajektoren e pare shkurtonte distanen Korçe - Tirane sipas Pej-Leshit nje ore, tani shakaxhinjte e qyteterimit i premtuan Korçes lidhjen me Borshin me nje rruge te shpejte me nje seri prej 5 tunelesh por gjithnjie ne tre 3D.

Korça u gajas me shakaxhinjte e qyteterimit. Arben dhe Karlo Malvita, Ymer Çorapja dhe Tualeti Kol Balla me mediat e tyre i ben jehone te madhe bukvales se fundit te padronit, te cilit i lepihen me pasion 24/7 cdo jave. Sb’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat