Interi fillon të ëndërrojë

Futboll

Interi fillon të ëndërrojë

Më: 31 janar 2021 Në ora: 10:43
Interi

49 gola të shënuar në 20 ndeshje, nuk pëson gol në kampionat që nga barazimi 2-2 me Romën, më 10 janar, Lautaro dhe Lukaku të dy gjetën rrugën e rrjetës (belgu madje dy), që do të thotë se Interi është skuadra e vetme që ka dy sulmues me numër dyshifror golash.

Eriksen, nga një “objekt” misterioz dhe i pari në listën e atyre që do të largoheshin nga zikaltrit, merr rolin e regjisorit dhe tregon se e bën pë mrekulli këtë detyrë të re. Ka mjaft arsye pse në kampin zikaltër e shohin gotën gjysmë plot.

Ndeshja kundër Beneventos (4-0), me pak fjalë, i dha sinjale pozitive Contes, i cili nuk ishte në gjendje ta përjetonte nga pankina suksesin për shkak të skualifikimit.

Të shumta janë meritat e Eriksenit, i cili, përveçse shënoi golin me një goditje të lirë të devijuar, arriti të luajë rolin e “playmaker”-it, që shpesh i jep mundësi danezit të shfrytëzojë cilësinë që ka nga goditjet nga jashtë zonës. Tani Conte e di se ai ka një alternativë të besueshme për Brozovicin.

Kreu është aty, vetëm dy pikë larg. Fitorja në derbi, në Kupën e Italisë, i ka dhënë grupit më shumë besim. Pas përballjes së dyfishtë në gjysmëfinale të Kupës me Juventusin, Interi do të jetë në gjendje të përqendrohet vetëm në kampionat, duke pasur parasysh që finalja është planifikuar për 19 maj. Sigurisht te zikaltrit nuk mungojnë arsyet për të qenë optimistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat