Mërgim Vojvoda feston sot ditëlindjen

Futboll

Mërgim Vojvoda feston sot ditëlindjen

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 09:31
Mërgim Vojvoda

Futbollisti nga Kosova, i cili aktualisht është pjesë e ekipit italian Torino, Mërgim Vojvoda sot feston ditëlindjen e tij të 26-të.

Mbrojtësi i djathtë aktualisht po kalon nëpër një fazë rikuperimi pas një lëndimi të vogël që e pësoi.

26-vjeçari nga Skënderaj siguroi një lëvizje tek ekipi i Torinos nga Standard Liege, pas paraqitjeve të mira që pati si me ekipin belg ashtu edhe në ndeshjet e Kosovës.

Urimet për të kanë qenë pafund, ndërsa vet lojtari i ka postuar në profilin e vet zyrtar në Instagram disa prej tyre.

Edhe klubi i Torinos ia uroi me një postim në profilin e tyre zyrtar në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat