Xhaferi: Kupat e Europës objektiv minimal për Vllazninë

Futboll

Xhaferi: Kupat e Europës objektiv minimal për Vllazninë

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 22:24
Xhaferi: Kupat e Europës objektiv minimal për Vllazninë

Sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi, foli për mediat pas humbje ndaj Laçit në shtëpi me rezultatin 1-2,  ku u shpreh i pakënaqur me performancën e lojtarëve, sidomos në pjesën e dytë. Ai preku gjithashtu edhe temën e objektivave duke deklaruar:

“Nuk jam i kënaqur me performancën e skuadrës tonë sepse sidomos në pjesën e dytë pati disa gabime. Duhet ta harrojmë sa më shpejt këtë ndeshje. Grupi teknik do të bëjë analizën për këtë ndeshje, shpresojmë që të vazhdojmë me këmbë në tokë, gjithmonë duke vlerësuar maksimalisht ndeshjen e ardhshme dhe ndeshjen në vijim në mënyrë që të arrijmë objektivat.

Kampionati është i gjatë, jemi akoma herët për të folur. E kam theksuar disa herë që euforinë e tifozëve nuk mund ta ndalim. Gjithmonë do të bëjmë përpjekje për më të mirën. Ndeshjet bëhen çdo ditë e më të vështira, skuadrat janë mobilizuar siç dihet për të mundur Vllazninë, në nuk kemi frikë asnjë skuadër.

Objektivat janë thënë që kur është krijuar ekipi, Vllaznia minimalisht duhet të marrë pjesën në Kupat e Europës. Për këtë gjë besoj jemi në rrugën e duhur. Absolutisht, që ne do të ecim me objektivin e lartë për të arritur pse jo titullin dhe Kupën. Objektivi minimal është të kapim Kupat e Europës.

Çfarë nuk shkoi sot? Është pyetje e vështirë me thënë të drejtën, për mua loja ishte e bukur, por pati gabime. Nuk mund të analizojë pjesën teknike. Do të mundohemi të motivojmë skuadrën që të ecë përpara. Bonusi është një gjë simbolike që i jepet skuadrës që ta motivojë skuadrën. Nuk është momenti që të flasim për ndëshkime”, u shpreh Alban Xhaferi pas ndeshjes për mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat