Atl Madrid kishte dërguar ofertë në ditën e fundit të afatit kalimtar për sumuesin e Frankfurtit

Futboll

Atl Madrid kishte dërguar ofertë në ditën e fundit të afatit kalimtar për sumuesin e Frankfurtit

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Andre Silva ishte i kërkuar nga Atletico Madridi, të cilët kishin dërguar ofertë në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror.

Andre Silva është njëri ndër protagonistët kryesorë për skuadrën e Eintracht Frankfurtit, që nga ardhja e tij nga Milani.

Sipas “Mundodeportivo”, Atletico Madrid kishte dërguar ofertë zyrtare për blerjen e Silvas, por që kjo ofërtë kishte hasur në veshë të shurdhër.

Diego Simeone po kërkon alternativa në sulm pas largimit të Diego Costas, “Los Colchoneros” kanë marrë si huazim sulmuesin e Lyonit, Moussa Dembele në janar, por si duket Simeone kishte dëshirë të shtojë edhe një sulmues në skuadër.

Sipas artikullit, Frankfurti ishte i hapur për shitjen e portugezit, por qe negociatat u bllokuan pasi Atletico nuk mundi të përmbushë kërkesat e klubit gjerman për 25 vjeçarin.

Përndryshe, Andre Silva është duke përjetuar formë tejet të mirë, ai këtë sezon ka shënuar 16 gola në 18 paraqitje për klubin gjerman, duke bërë gjigantët evropian të mbajnë një sy hapur për mundësinë e transferimit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat