Një gjysmë goli rrit optimizmin te Teuta

Futboll

Një gjysmë goli rrit optimizmin te Teuta

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 12:58
Një gjysmë goli rrit optimizmin te Teuta

Nëse do të flisnim për elementë cilësorë, Teuta ndoshta do të ishte në krye sa i përket emrave që ka në dispozicion, nëse flasim për spektakël, durrsakët nuk janë ndoshta shembulli më perfekt. Por në një kampionat, që prej vitesh vendoset nga një gjysmë goli, duhet të jesh mbi të gjitha pragmatist, sidomos pas dy javëve të fundit të djemve të detit që kishin munguar në takimin me fitoren.

Teuta ndaj Apolonisë duhej të fitonte me detyrim. Dhe fitoren në fund e morën dhe pse me shumë vështirësi, por llogaritë bëhen me pikët dhe në këtë rast ato kishin vlerë.

Një gol i Rustem Hoxhës mjaftoi për të dalë me rezultat maksimal përballë një Apolonie që po bëhet mur i vështirë për t’u kaluar për të gjithë. Një gol që mjafton për të fituar në një javë, ku pas humbjes së Vllaznisë, ishte e nevojshme të fitohej terren dhe Teuta këtë e bëri shumë mirë, pavarësisht vështirësive.

Ndoshta nuk shkëlqeu, por ekip me një lojë në vazhdim spektakolare këtë sezon vështirë se gjendet, ndaj pikët janë ato që kanë vlerën maksimale, në cinizmin e një kampionati që ndahet nga një gjysmë goli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat