Pafund telashe për Zidanen

Futboll

Pafund telashe për Zidanen

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 17:17
Pafund telashe për Zidanen

Listës së gjatë të lëndimeve tek "Los Blancos" i është shtuar edhe Eder Militao.

Real Madrid do të ndeshet me Getafen, por tani për "Los Blancos" problemet sa vijnë e shtohen, listës së gjatë të lëndimeve në Santiago Bernabeu i është shtuar edhe Eder Militao.

Sipas "AS", trajneri i Real Madridit, ka vetëm 12 lojtarë të ekipit të parë plotësisht në dispozicion. Pas Odriozolas, edhe Militao i është shtuar listës. Militao, i cili nuk luajti për Realin për shkak të pezullimit, gjithashtu paraqet shqetësim, për lëndimin e tij. Të dy mbrojtësit do t’i nënshtrohen testimeve para ndeshjes, por prania e tyre është dyshim serioz.

Hazard, Ramos, Carvajal, Valverde, Rordygo, Vazquez janë të lënduar dhe Toni Kroos i cili ishte i suspenduar shkaku i kartonëve të verdhë.

Kështu, Zidane ka vetëm 12 lojtarë në dispozicion të ekipit të parë, dy prej tyre portierë. Courtois, Lunin, Nacho, Varane, Mendy, Marcelo, Casemiro, Kroos, Asensio, Vinicius, Benzema dhe Mariano, si dhe Altube, i cili është i rregullt me ekipin e parë si portier i tretë. Dy lojtarë të Castilla tashmë kanë udhëtuar në Huesca: Marvin, i cili edhe një herë shijoi disa minuta pasi bëri debutimin e tij në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Real Sociedad, dhe Víctor Chust.

Vendimi përfundimtar për grumbullimin e lojtarëve do të merret nesër, pas zhvillimit të seancës së dytë dhe të fundit para ndeshjes kundër Getafes, e hënë në 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat