Agnelli lajmëron: Kujdes, nuk duhet të na ikë

Futboll

Agnelli lajmëron: Kujdes, nuk duhet të na ikë

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 14:38
Agnelli lajmëron: Kujdes, nuk duhet të na ikë

Futbolli italian mund të marrë “oksigjen ekonomik” nga të drejtat e transmetimit.

Kompania e famshme DAZN ofroi 840 milion euro për paketën e 7 ndeshjeve të Serisë A që do të transmetohen ekskluzivisht për periudhën tre-vjeçare nga 2021 deri në 2024, 90 milion më shumë se 750 të propozuara nga Sky.

Një propozim që i pëlqen shumë prej klubeve më të rëndësishme dhe që, duke marrë parasysh 70 që Sky mund të ofronte për tre ndeshjet e tjera të ndara, e sjell shifrën e marrë për periudhën tre-vjeçare që përfundon këtë verë shumë afër.

Andrea Agnelli, presidenti i Juventusit, komentoi mbi rezultatin e Asamblesë, e cila do të mblidhet përsëri të enjten në përpjekje për të arritur një votë përfundimtare:

“Ne kemi arritur një rezultat të shkëlqyeshëm në panoramën evropiane të industrisë sonë. Asnjë Ligë nuk ka qenë në gjendje të negociojë në këto nivele. Kujdes, që të mos na shpëtojnë këta numra dhe ky akord”.

Së bashku me Juventusin, Inter, Milano, Roma, Lazio, Fiorentina dhe Torino janë gjithashtu në favor të propozimit të DAZN (raporton Corriere della Sera).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat