Conte: Ndaj Juventusit fitohet vetëm...

Futboll

Conte: Ndaj Juventusit fitohet vetëm...

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 17:19
Conte: Ndaj Juventusit fitohet vetëm...

Pas humbjes 1-2 në "San Siro", Interi do të përballet sërish nesër në mbrëmje me Juventusin, këtë herë në "Allianz Stadium" në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupë së Italisë, aty ku do të jepet edhe bileta e parë për finalen.

Trajneri i zikaltërve, Antonio Conte doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku deklaroi se Interi do të provojë të përmbysë humbjen e javës së kaluar, teksa tregoi edhe recetën se si mund të fitohet në Torino.

"Mendoj se me punë dhe duke përgatitur garën në mënyrën e duhur, mund të përmbysim gjithçka në Torino. Duhet ta luajmë ndeshjen me dëshirë dhe duke qenë determinantë e të bindur për fitore. Sepse për të mundur Juventusin, duhet bërë një ndeshje në kufijtë e perfeksionit", u shpreh tekniku zikaltër.

Më pas Conte provoi të prekë sadopak edhe sedrën e futbollistëve të tij, pasi u kujtoi se luajnë për Interin dhe se pavarësisht nëse humbin apo fitojnë, duhet të bëjnë krenarë tifozët, me paraqitjet e tyre në fushë.

"Futbollistët e mi e dinë të gjithë rëndësinë e fanellës që veshin, ndaj duhet të bëjnë krenarë të gjithë tifozët e mrekullueshëm zikaltër. Pavarësisht nëse fitojnë apo jo në fushë, duhet të dalin prej saj të bindur që kanë dhënë maksimumin", tha Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat