Duka: Do jetë një urë lidhëse mes dy vendeve...

Futboll

Duka: Do jetë një urë lidhëse mes dy vendeve...

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 11:53
Duka: Do jetë një urë lidhëse mes dy vendeve...

Ministri i Jashtëm dhe i Tregtisë së Hungarisë, z. Peter Szijjártó preu sot shiritin simbolik që sinjalizon hapjen se Selisë së Konsullit të Nderit të Hungarisë. Ceremonia e inaugurimit të selisë së Konsullit të Nderit të Hungarisë në Shqipëri u nderua nga vetë Ministri i Jashtëm dhe i Tregtisë së Hungarisë, z. Peter Szijjártó, Konsulli i Nderit të Hungarisë në Shqipëri, z. Armand Duka, Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin të Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, Ambasadori i Hungarisë në Shqipëri, z. Lorant Balla, deputetë të Kuvendit dhe personalitete të tjera të spikatura.

Në fjalën përshëndetëse të rastit Konsulli i Nderit të Hungarisë në Shqipëri, z. Armand Duka falënderoi pjesëmarrësit dhe theksoi se kjo seli konsullore është dhe do të jetë një qelizë hungareze përtej kufijve territorial të shtetit dhe do të ndihmojë në marrëdhënien solide midis dy shteteve tona.

Z. Duka shprehu bindjen se kjo përfaqësi do të ndihmojë në zhvillimin e marrëdhënieve midis dy popujve dhe në rritjen e biznesit të përbashkët.

“Ju falenderoj të gjithëve që merrni pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Selisë se Konsullit të Nderit të Hungarisë, janë këto evente që i bëjnë këto ditë më të bukura. Para së gjithash dua të falënderoj Ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë të Hungarisë, z. Peter Szijjártó, për besimin që më ka dhënë dhe pjesëmarrjen në këtë ceremoni, Ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Shqipëri, z. Lorant Balla, për bashkëpunimin dhe punën e tij.

Historikisht kemi pasur momente kulminante të bashkëpunimit tonë, përpjekjet ndër vite apo dhe me marrëdhëniet e biznesit me gjigantin e bankave evropiane, OTP Bank. Durrësi, ku ne hapim këtë zyrë konsullore, ka një histori mijëvjeçare dhe është urë lidhëse për shume shtete edhe është porti më i madh i vendit tonë. Jam besimplotë se për çdo qytetar hungarez, Durrësi është një pikë referimi, për vlerat që mbart dhe unë ndjehem vetëm i privilegjuar që të pres gjithsecilin që kërkon mbështetje në këtë bashkëpunim. Duke garantuar të gjithë ata që më besuan në këtë detyrë, kjo përfaqësi do të ndihmojë në zhvillimin e marrëdhënieve midis popujve tona edhe në rritjen e biznesit të përbashkët”, – tha ndër të tjera z. Duka në fjalën e tij.

Ndërsa, Ministri i Jashtëm i Hungarisë, z. Peter Szijjártó në fjalën e tij të mbajtur në këtë ceremoni theksoi se vendi i tij është një nga mbështetësit kryesorë të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian në dhe se shpreson që marrëdhëniet mes dy vendeve të intensifikohen edhe më tej në të gjitha fushat e bashkëpunimit.

“Falënderoj autoritetet shqiptare që ndihmuan në këtë Seli Konsullore, për mua përbën kënaqësi çdo zyrë e re. Nuk është e nevojshme që ta theksoj rëndësinë e pjesëmarrjes sonë kudo në botë. Zgjerimi i mëtejshëm është politikë e Hungarisë. Një nga fokuset tona është zona e Ballkanit. Ne e mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE, si edhe do të mbështesim edhe më shumë tregtinë midis dy vendeve. Nëse do të pyesni emrin shqiptar që hungarezët njohin tani më mirë, ai është Myrto Uzuni dhe po tregon një formë shumë të mirë duke luajtur në një nga ekipet më të rëndësishme të vendit tim. Jemi të lumtur që në skuadrën tonë të bashkëpunimit kemi ‘blerë’ një lojtar shumë të mirë, z. Armand Duka, President i FSHF dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Lidhjet midis dy vendeve tona janë të vendosura mbi respektin reciprok”, – u shpreh z. Szijjártó.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj. Elisa Spiropali i uroi suksese Konsullit të Nderit Armand Duka dhe u shpreh se ‘Pas rolit tejet të suksesshëm të z. Armand Duka si ambasador i sportit shqiptar, tashmë dëshmoj nisjen e një tjetër rrugëtimi me zotin Duka si promotor i zgjerimit të bashkëpunimit tregtar, turistik dhe historik mes Hungarisë dhe Shqipërisë’.

Më tej, ceremonia vijoi me inaugurimin e Selisë së Konsullit të Ndertit të Hungarisë në Shqipëri, në mjediset e kompanisë së mirënjohur AIBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat