Detajet e kontratës, kur dhe si mund të kthehet Milik në Serie A

Futboll

Detajet e kontratës, kur dhe si mund të kthehet Milik në Serie A

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 17:19
Detajet e kontratës, kur dhe si mund të kthehet Milik në Serie A

Arkadiusz Milik mund të rikthehet në Itali dhe këtë e lejon edhe klauzola në kontratën e polakut.

Arkadiusz Milik ka filluar aventurën e tij në Francë tek Marseille, por një qëndrim i tij atje duket i pamundur për momentin shkaku i krizës që ka kapluar klubin.

Detajet e kontratës së tij, e bëjnë sulmuesin polak të dëshirueshëm për skuadrat italiane. Ai ka një klauzolë prej 12 milionë euro, e cila në rast se paguhet, atëherë Milik do të transferohej në mënyrë të përhershme.

Juventus, Inter dhe Roma thuhet se janë të interesuara për ta marrë atë verës, me këtë çmim dhe duke marrë parasysh që Milik erdhi tek Napoli për një shumë prej 30 milionë euro, kjo është një shumë e përballueshme nga gjigantët italianë.

Tani, sipas “Gianlucadimarzio.com”, klauzola e lejon rikthimin e Milik në Itali tek kushdo që paguan 12 milionë euro, klauzolë për të cilën presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, luftoi shumë që të mos inkuadrohej.

Opsioni i dytë është edhe pagesë e 8 milionë euro plus katër milionë euro bonuse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat