Gjest i shëmtuar ndaj reprezentuesit të Kosovës, gazetari italian ngre akuzën

Futboll

Gjest i shëmtuar ndaj reprezentuesit të Kosovës, gazetari italian ngre akuzën

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 14:01
Gjest i shëmtuar ndaj reprezentuesit të Kosovës, gazetari italian ngre akuzën

Gjest i shëmtuar ndaj reprezentuesit të Kosovës, gazetari italian ngre akuzën!

Napoli-Juventus ishte një duel që në fund i la vendin polemikave. Ishte pikërisht ajo penallti e akroduar në favor të Rrahmanit që vendosi fatin e takimit, duke lënë pakënaqësi në radhët e “zonjës së vjetër”. Por duket se një gjest i shëmtuar ka ndodhur në momentin e fitimit të këtij 11 metërshi.

Gianmarco Giordano ka shpërndarë një video në rrjetin social “Facebook”, ku shuhet se pas mbrojtësit shqiptar është një prej lojtarëve bardhezi që pështyn në drejtim të tij.

Një gjest tejet i shëmtuar ky që ka zgjuar edhe irritimin e gazetarit Raffaele Auriemma. Ky i fundit ka shpërndarë videon në fjalë dhe i bën thirrje prokurorisë të marrë masa për këtë veprim antisportiv.

“Ky gjest është i një graviteti të patolerueshëm dhe prokurori federal duhet të hapë një dosje për të ndëshkuar një gjest që kodi i drejtësisë sportive e konsideron një ‘akt të dhunshëm’”, shkruan gazetari italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat