Conte: Derbi ndaj Mianit duket të fitohet për të rritur epërsinë në vendin e parë

Futboll

Conte: Derbi ndaj Mianit duket të fitohet për të rritur epërsinë në vendin e parë

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 23:35
Antonio Conte

Pasi u ngjit në krye të Serisë A, Interi tani ka një detyrë edhe më të vështirë, ta ruajë pozitën e liderit dhe atë kundër rivalit më të afërt.

Derbi ndaj Milanit është prova e parë e vërtetë për Antonio Conten i cili në konferencën për shtyp ka thënë se do të jetë një ndeshje ndryshe nga të kaluarat.

“Do të jetë një derbi ndryshe nga vitet e kaluara, sepse kësaj radhe do të jetë një sfidë e rangut të lartë. Dy skuadra do të përballen me njëra-tjetrën si kryesuese. Derbi duhet të fitohet për të konsoliduar kryesimin”, ka thënë fillimisht Conte.

Trajneri italian u ndal edhe tek momenti i ndeshjes së kaluar ku kishte nervozizëm mes Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukakut.

“Është caktuar një gjyqtar i shkëlqyeshëm dhe nuk e shoh pse duhet të ketë nervozizëm. Si ndalet Ibra? Me punën në ekip dhe duke bërë sa më pak gabime. Ne e dimë që ai është i fortë dhe se po i jep shumë Milanit. Në përballjen e kaluar na shënoi, por nuk është e sigurt që ai do të shënojë përsëri. Përtej Ibrahimovicit, ne do të duhet të përpiqemi ta fitojmë derbin”, deklaroi Conte.

Sa i përket formacionit Conte ende nuk ka vendosur, ndërsa thotë se Cristian Eriksen është më mirë tani.

“Ende kam dyshime, nuk kam marrë ndonjë vendim përfundimtar. Eriksen? Ka pasur përmirësime, kjo është e pamohueshme. Jemi duke punuar me të dhe tani do të kemi edhe më shumë kohë”, nënvizoi ai. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat