Mourinho, gati të shkarkohet

Futboll

Mourinho, gati të shkarkohet

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 11:15
Mourinho, gati të shkarkohet

Julian Naglesman është prioriteti kryesor i Tottenhamit për të zëvendësuar Hoze Mourinjon nëse vendosin ta shkarkojnë këtë të fundit. Totenham është jashtë garës dhe ndoshta nuk do sigurojnë as pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht, që Mourinjo i ka kthyer dyshen sulmuese Hari Kejn dhe Heung-Min Son në të pandalshëm, tifozët janë duke e kritikuar shkaku i rezultateve negative.

Në rast që vërtet, Totenham dështon të kualifikohet për Ligën e Kampionëve, Mourinjo pritet të shkarkohet nga stoli i “Spurs”-ve.

Sipas Telegraph, presidenti Daniel Levi ka gjetur edhe pasuesin. Bëhet fjalë për trajnerin e RB Leipzigut, Julian Nagelsmann që ka rikthyer klubin gjerman në një skuadër të frikshme. Sidoqoftë, Nagelsman vëzhgohet edhe nga Real Madridi, që e shohin si pasuesi i Zinedine Zidane dhe nuk dihet nëse është i interesuar që të bëhet trajner i skuadrës londinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat