Feronikeli ka një kërkesë për tifozët

Futboll

Feronikeli ka një kërkesë për tifozët

Nga: K.G. Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 22:11
Feronikeli ka një kërkesë për tifozët

Skuadra nga Drenasi, Feronikeli, ka një kërkesë për tifozët e saj para sfidës me Drenicën.

Kjo ndeshje luhet nesër në orën 13.00 në kuadër të javës së 21-të të elitës së futbollit të Kosovës. Është derbi i skuadrave të rajonit të Drenicës. 

“FC Feronikeli njofton të gjithë adhuruesit e klubit dhe të futbollit që gjatë ditës së enjte do të zhvillohet takimi mes Feronikelit dhe Drenicës.

Ne duam të ju kërkojmë me mirësjellje që të pranishëm në tribuna do të jenë vetëm 10 personat nga stafi i FC Feronikelit dhe 10 nga ai i Drenicës.

Në mënyrë që të mos ndiheni të refuzuar nga klubi i zemrës, ne ju kërkojmë me dashamirësi që ndeshjen ta përcjellni nga platforma televizive ART Motion, pasi që secili pjesëmarrës në stadium që është jashtë listës nuk do të lejohet të hyjë.

FC Feronikeli nuk rrezikon asnjëherë shëndetin e askujt, për asnjë motiv, prandaj ju lutemi që të na lejoni të kemi rend në rregullin e FFK-së për pandemi.

Mos rrezikoni veten tuaj, klubin që doni dhe vazhdimin e Superligës së Kosovës.

Është momenti që ta përkrahim klubin nga distanca, deri në ditët që do të festojmë së bashku.
Mirë mbetshi ju dhe familjet tuaja!”, shkruan në faqen e Feronikelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat