Ndërron jetë legjenda e Liverpoolit, Ian St John

Futboll

Ndërron jetë legjenda e Liverpoolit, Ian St John

Më: 2 mars 2021 Në ora: 10:43
Ian St John

Legjenda e Liverpoolit, Ian St John ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Sulmuesi skocez kishte fituar dy tituj të ligës së parë nën urdhrat e Bill Shanklyt në Anflied në sezonet 1963/64 dhe 1965/66, derisa kishte shënuar edhe golin fitues në finale të FA Cup në vitin 1965.

Ai p[o ashtu kishte përfaqësuar Skocinë 26 herë, derisa më vonë ai u bë trajner i klubit të tij nga fëmijëria, Motherwll, po ashtu ishte edhe te Portsmouthi.

Liverpooli njoftoi për vdekjen e tij në një postim ku thuhet: “Ne jemi shumë të pikëlluar nga vdekja e një legjende të vërtetë të Anfield, Ian St John”.

“Mendimet e të gjithëve në Klubin e Futbollit Liverpool janë me familjen dhe miqtë e Ian në këtë kohë të trishtuar dhe të vështirë.”

John ndërroi jetë pas një sëmundje të gjatë me kancerin në prostatë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat