UEFA merr vendim befasues

Futboll

UEFA merr vendim befasues

Më: 4 mars 2021 Në ora: 12:13
UEFA merr vendim befasues

Pandemia e Covid-19 ka shkaktuar probleme të mëdha në çdo fushë. Sfida e parë e raundit të 1/8-ve mes Leipzig dhe Liverpool, u luajt në Budapest të Hungarisë, sfidë që përfundoi me fitoren 0-2 të djemve të Jurgen Klopp.

Shkak u bë bllokimi i ndalimit të hyrjes për shtetasit britanikë në territorin e Gjermanisë. Takimi i kthimit është programuar për më 10 mars. Shteti dhe stadiumi nuk do të ndryshojnë, sfida e kthimit do të luhet sërish në “Puskas Arena” të Budapestit.

Shkaku? Leipzig duhet të izolohet 10 ditë në momentin që futet në Angli. Diçka e tillë shkatërron çdo plan të skuadrës gjermane dhe UEFA ka vendosur që ndeshja të spostohet nga “Anfield” në kryeqytetin e Hungarisë.

“UEFA konfirmon zyrtarisht që ndeshja Liverpool-Leipzig do të luhet në stadiumin ‘Puskas Arena’ të Budapestit. Dëshirojmë t’i shprehim mirënjohje dy klubeve për mbështetjen dhe bashkëpunimin mes tyre, gjithashtu edhe Federatën Hungareze të Futbollit“, lexohet në komunikatën e UEFA-s.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat