Rooney: Duhet bërë diçka ndaj këtyre frikacakëve

Futboll

Rooney: Duhet bërë diçka ndaj këtyre frikacakëve

Më: 5 mars 2021 Në ora: 15:33
Rooney: Duhet bërë diçka ndaj këtyre frikacakëve

Wayne Rooney nuk është dakord dhe ka shpërthyer ndaj çdo frome të racizmit, veçanërisht ndaj atij që shprehet në rrjetet sociale.

“Është e trishtë që duhet të flasim për këto gjëra në ditët e sotme. Duket se çdo javë, çdo ditë, është një person i ndryshëm që pëson ndonjë formë abuzimi”, ka thënë trajneri i Derby Coujnty për Sky Sports.

“Problemi janë njerëzit që janë të ulur në shtëpi dhe qëndrojnë gjithë ditën në celularët ose kompjuterët e tyre. Janë frikacakë të vërtetë. Nuk do të kishin kurrë guximin t’ia thonin ato gjëra në sy personit që sulmojnë”.

“Besoj se është diçka që mund të zgjidhet sepse mund të arrihet te identiteti i atyre që shkruajnë. Duhet dhënë një mesazh i qartë dhe besoj se duhet të jemi të bashkuar për këtë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat