Udinese në formë, mposht Sassuolon

Futboll

Udinese në formë, mposht Sassuolon

Më: 6 mars 2021 Në ora: 22:35
Udinese në formë, mposht Sassuolon

Me nga një gol për çdo pjesë Udinese mposhti 2-0 Sassuolon, duke u ngjitur në pjesën e sipërme të tabelës në Serie A dhe duke hedhur një hap të sigurt drejt mbijetesës.

Fernando Llorente zhbllokoi shifrat në minutën e 42-të për friulanët ndërkohë që argjentinasi Roberto Pereyra vulosi fitoren e Udineses në minutat shtesë me skuadrën e Gotit që u ngjit në kuotën e 32 pikëve, duke konfirmuar momentin pozitiv që po kalon.

U mbyll në barazim 1-1 ndërkohë sfida mes dy skuadrave të ardhura nga Serie B, Spezias dhe Beneventos.

Golit të Adolfo Gaich në pjesën e parë për Spezian iu kundërpërgjigj Verde në fraksionin e dytë. Një pikë kjo që u vlen të dyja skuadrave në garën për mbijetesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat