Moriba: Nuk do ta harroj kurrë këtë gol, Messi më tha të godas

Futboll

Moriba: Nuk do ta harroj kurrë këtë gol, Messi më tha të godas

Më: 6 mars 2021 Në ora: 23:15
Ilax Moriba

Talenti i Barcelonës, Ilax Moriba ka shënuar golin e tij të parë në fanellën e Barcelonës në kuadër të xhiros së 26-të të La Ligas kundër Osasunas.

Mesfushori 18 vjeçar i Barcelonës, Ilax Moriba është duke kaluar momentet më të mira në karrierën e tij si profesionist.

Mariba u bë protagonist ku shënoi golin e tij të parë në karrierë ndaj Osasunas në ndeshjen e sotme.

Ai u shpreh tejet i kënaqur me golin e tij dhe tregoi se Messi i kishte thënë të godas topin.

“Duhet të mësojmë nga më të vjetrit, këshilla? Messi më tha të godas topin jashtë 16 metërshit”, tha ai.

“Nuk e di se si e godita topin, por nuk do ta harroj këtë gol kurrë në jetën time. Ansu Fati është si një vëlla për mua”, tha talenti i ri.

“La Liga? Ne kurrë nuk konsiderojmë diçka të humbur”, tha Moriba.

Talenti i Barçës u pyet nëse do të kishte dëshirë të humte Reali apo Atletico në duelin e nesërm.

“Shpresoj që të dyja skuadrat të humbin pikë, por nëse do të duhet të zgjedh njërën, atëherë do ishte Atletico sepse është lider”, përfundoi Ilax Moriba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat