Interesohen ekipe si Juventusi dhe Manchester City

Futboll

Interesohen ekipe si Juventusi dhe Manchester City

Më: 11 mars 2021 Në ora: 13:17
Locatelli

Administratori i deleguar i Sassuolos, Giovanni Carnevali foli me elozhe për Manuel Locatelli.

Drejtuesi i klubit u shpreh se për mesfushorin, i cili po shkëlqen këtë sezon ka shumë kërkesa nga klube të mëdha, duke shtuar se ai e meriton të luajë për klube të rëndësishme europiane.

Për 23-vjeçarin, i cili ka dalë nga akademia e Milanit, interesohen ekipe si Juventusi dhe Manchester City.

Carnevali deklaroi se Locatelli e meriton poltësisht të transferohet në një klub të madh qoftë ky Juventusi apo Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat