Pamje të turpshme, gjyqtari urinon lirisht në mes të fushës

Futboll

Pamje të turpshme, gjyqtari urinon lirisht në mes të fushës

Më: 12 mars 2021 Në ora: 11:27
Pamje të turpshme, gjyqtari urinon lirisht në mes të fushës

Ndeshja mes Boavista dhe Goiás, për raundin e parë të “Copa do Brasil”, filloi me një situatë disi kurioze, për të mos thënë të turpshme.

Gjyqtari Dénis da Silva Ribeiro Serafim u filmua nga kamerat televizive duke “vaditur” lëndinën e gjelbër.

Jo me ujë, por me urinën e tij, sepse e bëri në brekë…. Ende pa vërshëllyer për startin e lojës, Dennis ishte në qendër të vëmendjes së kamerave, të cilat kapën momentin kur “uji” filloi të rridhte midis këmbëve të tij.

Ai dha këtë shfaqje të shëmtuar me uniformën e plotë të arbitrit. Nuk dihet pse nuk shkoi në tualet, në dhomën e zhveshjes, meqë e kishte me kaq ngut, nuk e mbante dot urinën.

Ose, meqë e zuri aty në fushë, pse nuk e vonoi paksa startin e ndeshjes, sat a zbrazte “sebratorin” në banjot e stadiumit, në dhomat e zhveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat