Real Madrid kualifikohet në çerekfinale, Zidane flet pas ndeshjes

Futboll

Real Madrid kualifikohet në çerekfinale, Zidane flet pas ndeshjes

Më: 16 mars 2021 Në ora: 23:54
Zinedine Zidane

Zidane është shumë i lumtur që Real Madridi është tashmë në çerekfinale.

Real Madrid ka fituar ndaj Atalantas në ndeshjen e sotme me rezultatin 3-1, kurse takimin e parë e kishte fituar me rezultatin minimal 1-0.

“I përgëzova lojtarët, sepse ata luajtën një lojë të shkëlqyeshme nga fillimi në fund kundër një ekipi që kërkon shumë punë fizikisht”, tha fillimisht Zidane.

“Në fund të fundit mendoj se ata nuk kanë pasur raste, një rast Zapata, vetëm një. Ata bëjnë shumë raste shënimi dhe sonte nuk e kemi parë këtë, ne kemi bërë lojë të mirë”, përfundoi Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat