Mungoi në stërvitje, e dashura dyshoi në tradhti

Futboll

Mungoi në stërvitje, e dashura dyshoi në tradhti

Më: 19 mars 2021 Në ora: 17:06
Mungoi në stërvitje, e dashura dyshoi në tradhti

Andros Townsend ka treguar një histori gazmore se si partnerja e tij mendoi që lojtari do të gjobitej për mungesë në stërvitje – por në të vërtetë ishte thjesht një “screenshot” i lojës digjitale Football Manager.

Anësori i Crystal Palace, aso kohe lojtar i Tottenham, gjatë shtatorit 2015, kur e dashura e tij për një kohë të gjatë, Hazel, i dërgoi atij një mesazh në WhatsApp duke pyetur pse ai kishte marrë një gjobë si dënim për mungesë në trajning.

Townsend i hutuar, i cili kujtoi historinë në talkSPORT, e pyeti të dashurën e ti saktësisht se çfarë po ndodhte.

“Unë morra një tekst nga ajo një ditë dhe një screenshot nga Twitter,” shpjegoi Townsend në radio drejtpërdrejt.

“Ajo po kërkonte emrin tim në Twitter dhe dhe i doli një screenshot nga loja Football Manager: ‘Andros Townsend pranon gjobën e tij për raportimin vonë në trajnim’.

“Pra, ajo ishte e hutuar ; nëse ai nuk ishte në stërvitje dhe ai nuk ishte në shtëpi, atëherë ku ishte ai? Mund të kishte qenë një situatë jo fort e rehatshme!”

Për fat të mirë, kur ai pa screenshoti-n, “Detektivi” Townsend ishte në gjendje të ja shpjegonte saktësisht se nga kishte ardhur ky ‘lajm’.

“Dikush padyshim që e postoi atë në Twitter për të bërë ndonjë shaka me Football Manager – dhe ajo ka menduar se ishte e vërtetë.”

Të paktën lojtari anglez ishte në gjendje t’i shpjegonte zonjës së tij dhe ta lehtësonte atë nga çdo shqetësim se ai po jetonte një jetë të dyfishtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat