Rrahmani nuk luan të dielën

Futboll

Rrahmani nuk luan të dielën

Më: 19 mars 2021 Në ora: 19:39
Rrahmani nuk luan të dielën

Amir Rrahmani nuk do të jetë gati për ndeshjen e radhës të Napolit në Serie A.

Të dielën, Napoli luan në udhëtim ndeshjen e javës së 28-të ndaj Romës. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 20:45 në “Olimpico”.

Megjithatë, te skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso, edhe në këtë ndeshje do të mungojë Amir Rrahmani, shkruan “Il Mattino”.

Reprezentuesi i Kosovës nuk ishte përfshirë në skuadër as në ndeshjen e fundit ndaj Milanit, shkaku i një lëndimi.

Pavarësisht kësaj, Rrahmani është ftuar nga Bernard Challandes për ndeshjet e marsit dhe pritet të jetë i gatshëm.

Kujtojmë se Kosova më 24 mars luan kundër Lituanisë (miqësore), Suedisë (ndeshje kualifikuese për Kampionatin Botëror) dhe Spanjës (ndeshje kualifikuese për Kampionatin Botëror).

Ndaj Lituanisë dhe Suedisë, “Dardanët” luajnë në “Fadil Vokrri”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat