Mbappe apo Haaland? Stoichkov tregon

Futboll

Mbappe apo Haaland? Stoichkov tregon

Më: 20 mars 2021 Në ora: 11:15
Mbappe apo Haaland? Stoichkov tregon

Ish-ylli i Barcelonës, Hristo Stoichkov, thotë se Erling Haaland do të ishte më efektiv se Kylian Mbappe te gjigantët spanjollë aktualisht, por gjithashtu beson se legjenda Johan Cruyff do të kishte preferuar një sistem loje, që përfshin yllin francez. Haaland dhe Mbappe janë rritur shumë, kanë kapur majat në vitet e fundit. Ata konsiderohen trashëgimtarë të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit në futbollin global.

Pothuajse çdo skuadër do të donte t’i kishte në radhët e veta, përfshirë edhe Barçën. Stoichkov thotë se diferencimi midis çiftit vjen për çështje mendimi më shumë se gjithçka tjetër: “Me dy ose tri përforcime, Barcelona mund të bëhet një ekip shumë konkurrues. I duhet një mbrojtës i majtë, sepse Alba mund të pezullohet apo dëmtohet.

Unë do të afroja David Alaba, sepse mund të luajë në tri pozicione të ndryshme. Për sulmin do të zgjidhja njërin mes Haaland dhe Mbappe.

Personalisht mendoj se me sistemin e lojës së Barcelonës, Haaland mund të jetë më efektiv. Por, nëse trajneri do të ishte Cruyff, mund t’ju them me siguri të plotë se do të nënshkruante me Mbappe. Ai do të luante pa një “9”. Cruyff do të luante me Dembele dhe Mbappe, ndërsa Lionel Messi nga pas, duke i organizuar dhe asistuar”.

Të dy, Mbappe dhe Haaland kanë qenë në formë të shkëlqyeshme këtë sezon, të kualifikuar tashmë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Mbappe ka 28 gola në 35 paraqitje, këtë sezon. Ndërkohë, Haaland ka shënuar 31 gola në 30 ndeshje, duke grumbulluar 47 gola në 48 ndeshje në total, që kur u transferua te Borussia Dortmund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat