Shkon Fonseca, vjen Nagelsmann – Roma me projekt serioz për edicionin 2021/22

Futboll

Shkon Fonseca, vjen Nagelsmann – Roma me projekt serioz për edicionin 2021/22

Më: 20 mars 2021 Në ora: 12:07
Nagelsmann dhe Fonseca

Roma e konsideron trajnerin aktual të RB Leipzigut, Julian Nagelsmann si një nga kandidatët e tyre për të zëvendësuar Paulo Fonsecan, raporton La Repubblica.

Gazeta raporton se familja Friedkin, menaxheri i përgjithshëm Tiago Pinto dhe konsulenti Charles Gould janë duke e menduar shkarkimin e Fonsecas, nëse nuk arrin të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve.

Edhe arritja në çerekfinalet e Ligës së Evropës dhe të qenit i vetmi klub italian në Evropë në këtë fazë nuk është e mjaftueshme për të mbajtur punën e tij të sigurt.

La Repubblica sugjeron që një nga kandidatët e mundshëm që mund të marrë drejtimin e skuadrës është Nagelsmann.

Ende vetëm 33 vjeç, ai është nën kontratë deri në qershor të vitit 2023 dhe po tregon strategji të mira në një ligë ku Bayern Munichu po dominon.

Sidoqoftë, ata përballen me një konkurrencë të fortë nga Bayern Munich dhe Tottenham Hotspur.

Giallorossët sapo janë marrë nga familja Friedkin, investitorë amerikanë që janë të gatshëm të investojnë para në klub.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat