Haaland i vendos ultimatum Dortmundit

Futboll

Haaland i vendos ultimatum Dortmundit

Më: 22 mars 2021 Në ora: 08:44
Erling Haaland

Erling Haaland ka filluar t’i shfaq pakënaqësitë e tij te skuadra e Borussia Dortmundit.

Sulmuesi nuk është i kënaqur me situatën që po kalon klubi dhe ka kërkuar ndryshim të menjëhershëm.

Sipas asaj që raporton AS, norvegjezi i ka bërë të ditur Dortmundin se nëse nuk ia dalin të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, do të largohet.

Pas dështimit në të shtunën e javës ë kaluar, kur morën barazimin, lojtari ka dhënë sinjale te agjenti i tij që t’i gjejë një klub.

Dortmundi është aktualisht në vendin e pestë, e që kualifikimi në garën më të madhe për klube në Evropë po bëhet gjithnjë e më i vështirë.

Haaland ka shënuar 21 gola në këtë sezon dhe së bashku me Kylian Mbappen konsiderohen si sulmuesi më të mirë aktualisht në kontinentin e vjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat