Challandes flet për Rrahmanin, luan apo jo nesër

Futboll

Challandes flet për Rrahmanin, luan apo jo nesër

Më: 23 mars 2021 Në ora: 18:13
Challandes flet për Rrahmanin, luan apo jo nesër

Futbollistët e Kosovës kanë zhvilluars sot seancën e parë stërvitore para dy ndeshjeve të kësaj jave, Lituanisë (miqësore) dhe Suedisë (zyrtare).

Në konferencën për media para ndeshjes së nesërme, Challandes ka bërë të ditur se Amir Rrahamni do të mungojë në ndeshjen ndaj Lituanisë, dhe mbetet të shihet nëse do të përparojë mjaftuëshëm për ndeshjen ndaj Suedisë dhe Spanjës.

“Për mua ka qenë shumë me rëndësi, por nuk është e mundur për Amirin të luajë dhe është e sigurt që nuk do të luaj për ndeshjen e nesërme.

“Kemi marrë të gjitha infot për gjendjen e Amirit, të shohim si do të përparojë, mbase nuk do të luaj as për Suedinë, dhe do t’i shohim gjasat për ndeshjen me Spanjën”, përfundoi Challandes.

Kujtojmë se, Kosova gjatë ditës së nesërme (e mërkurë) zhvillon ndeshjen miqësore kundër Lituanisë.

Ndërkaq, të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” është nikoqire e Suedisë për takimin kualifikues për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat